Telegrafi

Rrëfimi i peshkatarit australian që u përball me një gjarpër në varkën e tij të vogël, kur ishte 11 kilometra larg bregut

Shumica e njerëzve do të tërhiqeshin shumë më lehtë kur do të gjendeshin para një “gjarpri tigër” potencialisht vdekjeprurës – një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.

Por kur bankieri australian, 80-vjeçari në pension Bob Thatcher pa një gjarpër një metër të gjatë, ai nuk kishte ku të shkonte, përcjell Telegrafi.

Kjo pasi që, i gjendur i vetëm në anijen e tij të vogël të peshkimit 1.8 metër në 1.2 metër, Thatcher ishte 11 kilometra nga bregu kur pa gjarprin vetëm disa centimetra nga këmbët e tij.

Ai shpresonte të kapte ndonjë peshk dhe sapo ishte ulur pasi hodhi spirancën në liqenin Uellington – një nga rrugët ujore bregdetare në rajonin e Gippsland të Lindjes së Victoria.

“Unë pash një diçka të çuditshme që fillimisht nuk e njoha. Ishte rreth 30 cm nga këmbët e mia, duke lëvizur”, ka rrëfyer Thatcher për Guardian Australia.

I gjendur në një situatë të tillë, Thatcher filloi të kthehej në breg. Në një moment, ai hodhi diçka te gjarpri, për ta ndaluar atë të “dilte” nga aty.

Ai thirri djalin e tij, i cili thirri një “kapës të gjarprinjve” dhe u organizua ta takonte në devijimin e anijes. Pas një udhëtimi shumë nervoz 30 minutësh, Thatcher u kthye në breg rreth orës 2.30 pasdite.

“Kishte rënë në një vrimë të vogël ku ndodhet rezervuari i karburantit dhe nxirrte kokën çdo rreth 20 minuta”, ka treguar Baden Peter i cili u paraqit për t’u marrë me gjarprin.

Ndryshe, “gjarpërinjtë tigër” mund të jenë të paparashikueshëm, me disa më agresivë se të tjerët, tha ai. “Ky nuk ishte shumë i keq. Më kaloi midis këmbëve kur e lirova”.

Nuk dihet sa kohë gjarpri kishte qenë në anije por Peter dyshon se mund të ketë ardhur në bord ndërsa Thatcher ishte duke peshkuar.

E profesori Geoffrey Isbister, një ekspert i helmit të gjarprit dhe ka thënë se Thatcher kishte pasur një arratisje me fat. /Telegrafi/