Site icon Telegrafi

Rrëfimi për yllin e Copa Libertadores, Rony: Ai u braktisur nga prindërit, punoi si fermer e mekanik për tu kthyer si futbollist i shkëlqyer

Me pesë gola dhe shtatë asistime në dhjetë ndeshje në Copa Libertadores, sulmuesi i Palmeiras, Ronielson da Silva Barbosa, i njohur si ‘Rony’, do të jetë një nga kandidatët kryesor për tu emëruar si lojtari më i mirë i këtij sezoni në turneun e Amerikës së Jugut.

Paraqitjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, siç ka qenë edhe forma e tij në rritje nga Remo, një klub që vjen nga qyteti Amazon i Belem, deri në majën e futbollit të Amerikës së Jugut.

Por rrëfimi për të është shumë i dhimbshëm, por edhe frymëzues, duke treguar se si njeriu nuk duhet të dorëzohen kurrë.

I lindur në vitin 1995, Rony u braktis nga babai dhe nëna e tij në një moshë shumë të re dhe ai u rrit së bashku me katër vëllezërit e motrat e tij në fshat me gjyshen e tyre, e cila vdiq kur ata ishin ende fëmijë.

Pasi vdekjen së gjyshes së tij, Ronit iu desh ta ndihmonte gjyshin e tij me punët bujqësore në mënyrë që të siguronte jetesën.

Fëmijët u rritën pa lodra dhe pa këpucë të duhura, por Rony për fat kishte një top për të luajtur me të.

Pasi u transferua në Belem, Ronit iu desh të punonte në disa punë të tilla si të qenit fermer, një mjeshtër për motoçikleta dhe asistent i një mekaniku.

Për t’u përqendruar në futboll, ai duhej të priste derisa të mbushte 19 vjeç, kur bëri debutimin e tij profesional në Remo.

Nga atje ai u transferua në Cruzeiro, të cilët e huazuan te Nautico, ku u pa nga klubi japonez Albirex Niigata.

Rony u transferua për të luajtur në Japoni për një sezon në 2017/18 dhe më pas u kthye në Brazil për Athletico Paranaense, me të cilin luajti 73 ndeshje, shënoi 13 gola dhe fitoi tre trofe midis viteve 2018 dhe 2019.

Paraqitjet e tij në Athletico Paranaense bën që të tërhiqte vëmendjen e Palmeiras, të cilët shpenzuan 6 milionë euro në shkurt 2020 për ta nënshkruar me të në një marrëveshje katër-vjeçare.

Megjithëse ai nuk pati një fillim mbresëlënës dhe u kritikua për muaj me radhë për gabimet e tij në fushë, por ai u kthye përsëri nën trajnerin e ri Abel Ferreira dhe u bë një nga lojtarët më të mirë në Copa Libertadores.

Klubi i tij do të luajë në finale të Copa Libertadores ndaj Santos me 30 janar. /Telegrafi/

Exit mobile version