Telegrafi

Rrëfimi për vrasjen 22 vjeçarit – familja e vrasësit thonë se gjithçka ndodhi aksidentalisht

Trupi i pajetë i Fatlind Arifit, 22-vjeç ishte gjetur 100 metra larg shtëpisë së tij. Ai mbrëmë u qëllua me një plumb në vendin e quajtur ‘Te Lapidari’, në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Dyshohet se vrasësi i Fatlindit ishte Liridoni, 26-vjeç, i arrestuar nga Policia. Familja e viktimës thonë se nuk i dinë motivet e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, familja e të dyshuarit thonë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Si çdo natë tjetër, Fatlindi, 22-vjeçar, djali i vetëm i Gani Arifit, pas punës dilte me shokët për të qëndruar disa orë në vendin e quajtur ‘Te Lapidari’, në fshatin e tij të lindjes, në Bresalc të Gjilanit.

Por ndryshe nga netët e tjera, mbrëmë Fatlindi, nuk arriti që të kthehet i gjallë në shtëpi. Ai u vra nga shoku i tij, Liridon Uruqi me një plumb në gjoks. 22-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Gjilanit.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. Familjarët janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe thonë se nuk i dinë arsyet që quan deri tek kjo vrasje.

Familja e viktimës: Nuk e dimë se si ndodhi ngjarja

“Nuk e dimë se çka ka ndodhë. Fatlindi doli si çdo natë tjetër. E sot na u kthye në arkivol. Nuk dimë asgjë nuk dimë”, thonë nga familja e të ndjerit.

Një kushëri tjetër i viktimës e përshkruan Fatlindin si djalë të qetë dhe jo problematik.

“U kanë i urtë. Kurrë sherr nuk ka pas më askënd. Njihet si djalë punëtor. Janë mundu shumë ai bashkë më babën e tij për me ba punë të mira’, thotë kushëriri i të ndjerit.

Fatlindi bashkë me babanë e tij Ganiun, kishin kohë qe punoni bashkë në një vend të njëjtë të punës. Ganiu, punonte si rojë e Fatlindi si zhytës në pishinën e Bresalcit.