Telegrafi

Rrëfimi për “Shtëpinë e plumbave” që i mbijetoi luftës së fundit në Kosovë

Të pakta janë objektet që i kanë mbijetuar luftës së fundit në Kosovë, e njëri nga këto objekte që i ka mbijetuar luftës së fundit, gjindet në fshatin Meqë të Komunës së Gjakovës, objekt i cili njihet ndryshe si “Shtëpia e Plumbave”.

Në një rrëfim për Telegrafin, pronari i këtij objekti Tush Krasniqi, ka folur për historinë e objektit.

“Ky objekt filloi të ndërtohej që nga viti 1989, ku gjatë viteve të 90-ta ky objekt ka shërbyer si market, ku janë shitur gjërat ushqimore, materiale ndërtimore, por ka pasur edhe gjëra bujqësore. Për fat të keq erdhi koha e luftës dhe gjatë vitit 1998 u detyrua të mbyllet ky objekt, ky gjatë kalimit të kolonave serbe që shkonin të bënin ndërrimin në fshatin Kramovik, ka pasur të shtëna në këtë objekt, dhe që nga viti ’98 ky objekt ka mbetur pa përkujdesje, ndërsa në vitin ’99 ne nuk kemi pasur mundësi të intervenojmë në rrëgullimin e objektit.”, u shpreh  Krasniqi

I pyetur se nësë është kontaktuar ndonjëherë nga organet përgjegjëse të Qeverisë së Kosovës, për ndihmë që ky objekt të ri-funksionalizohet, Krasniqi tha që nuk ka ekzistuar një nismë e tillë.

“Nga Qeveria nuk kemi pasur ansjë kontakt, dhe nuk ka trokitur askush në derën tonë të interesohet për këtë objekt, përveç mediumit tuaj (Telegrafi), por për fat të keq nuk kemi pasur interesim nga institucionet.” , tha ndër të tjera Krasniqi.

Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin e plotë për “Shtëpinë e plumbave”./Telegrafi/