Në vitin 2010, qeveria në Honduras priti një simpozium ndërkombëtar për të tërhequr investime të huaja, ku zyrtarët zbuluan një slogan të ri për planin e zhvillimit ekonomik të vendit: Hondurasi është i hapur për biznes.
Pjesa kryesore e planit ishte energji e rinovueshme.
Dhe si rezultat, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi, dhjetëra diga të reja hidroelektrike do të ndërtoheshin në të gjithë vendin, njoftoi qeveria.
Njëra ishte planifikuar në lumin Gualcarque, i cili përshkon Hondurasin perëndimor.
Ky projekt tërhoqi vëmendjen e ambientalistes Berta Cáceres, e cila kryesoi një fushatë për të ndaluar ndërtimin e digës para se të fillonte.
Në atë kohë, Berta ishte një nga aktivistët më të shquar të vendit.
Kur ishte vetëm 22 vjeçe, ajo bashkë-themeloi Këshillin e Organizatave Popullore dhe autoktone të Hondurasit, i cili luftoi për të drejtat e bashkësive autoktone të Hondurasit.
Një numër i vogël i anëtarëve të Lencës, të grupit më të madh indigjen në Honduras, jetuan pranë lumit Gualcarque. Ata do të bëheshin partnerët e Berta në luftën e saj të fundit.
Lenca argumentoi se prishja e rrjedhës së lumit do të degjenerojë tokën nga e cila vareshin të lashtat.
Përtej ndikimit mjedisor, ata gjithashtu thanë se lumi ishte i shenjtë për ta: Gualcarque ishte gjaku i jetës së tyre.
Dhe në korrik të vitit 2013, beteja mbi digë u kthye e dhunshme.
Një roje sigurie në hapësirën e punës të projektit qëlloi dhe vrau një protestues, duke pretenduar se burri e kishte kërcënuar atë me një hanxhar.
Më vonë po atë ditë, një djalë 14-vjeçar, familja e të cilit mbështeti digën u qëllua për vdekje pas shtëpisë së tij.
Sinohydro – një kompani kineze kontraktoi të merrte ndërtimin – braktisi menjëherë vendin e punës dhe gjithçka u ndërpre.
Ndërmarrja Hondurase në krye të digës, Desarrollos Energeticos (DESA), përfundimisht doli me një plan për ta shpëtuar atë.
DESA lëvizi vendpunishten rreth 2 kilometra përpjetë dhe uli shkallën e projektit.
Por protestat nuk përfunduan.
Berta argumentoi që diga do të shkatërronte ende komunitetin, dhe herë pas here organizonte demonstrime në vitet që çuan deri në vrasjen e saj në mars të vitit 2016.
Pasi Berta u vra, familja e saj drejtoi gishtin kah DESA. Punonjësit e kompanisë, ata i thanë policisë, kishin kërcënuar vazhdimisht jetën e saj.
Shefi i marrëdhënieve me komunitetin DESA, Sergio Rodriguez, ishte ndër të parët që u mor në pyetje. Dëshmitarët thanë se ai ishte një nga personat e akuzuar për kërcënimin e Bertës.
Por Rodriguez pretendon se akuzat e tronditën atë.
“E kisha parë Berta Cáceres vetëm tri herë në tërë jetën time”, thotë ai.
Marrja në pyetje e tij shënoi një pikë kthese në hetim, megjithatë: DESA tani ishte i dyshuari kryesor në vdekjen e Berta. /Telegrafi/