Të paktën 13 persona besohet të jenë vrarë dhe 32 të tjerë të plagosur – dhjetë seriozisht – në incidentin në rajonin e Las Ramblas, Barcelonë, kur një furgon është futur përmes turmës së njerëzve.
Incidenti ndodhi në kulmin e sezonit turistik në Barcelonë, që është një nga destinacionet më të mira të Evropës me të paktën 11 milionë vizitorë në vit.
Ndërkohë, mediat botërore, kanë raportuar edhe disa rrëfime të dëshmitarëve të ngjarjes.
Njëri ndër ta, sipas tyre, përcjell Telegrafi, është edhe Ali Shirzainia i cili ishte me biçikletën e tij kur pa furgonin që po sulmonte turmën në Barcelonë.
“Pashë njerëz që fluturonin në ajër dhe të gjithë po vraponin nga dyqanet në të dyja anët”, ka thënë ai CNN.
“Pashë shumë ambulanca, pashë shumë automjete emergjente pothuajse menjëherë”, tha ai.
Ndërkohë, disa media shkruajnë se një person është arrestuar nga Policia. /Telegrafi/
#Barcelona Eyewitness Ali Shirazinia describes horrific moment of attack: "I saw people flying into the air" https://t.co/gmRe2JBTEF
— CNN News Central (@NewsCentralCNN) August 17, 2017