Site icon Telegrafi

Rrëfimi i një prej kreatoreve më të kërkuara në vend, bashkëpunimi i veçantë me Kidën

Diana Qerimi ka nisur që të merret me dizajn të modës qysh kur ishte 16 vjeçare. Tash, është njëra prej kreatoreve më të kërkuara në vend.

Ajo ka ndarë sot detaje interesante për këtë periudhë të jetës së saj në një intervistë në emisionin “PasDite” me Donika Hysenin në RTV Dukagjini.

Dizenjatorja thotë se nuk ka mbaruar ndonjë shkollë dizajni por sot ka arritur falë praktikës që ka pasur me disa dizenjatore të njohura në vend.

“Kam mësuar nga këto dizenjatore dhe më kanë dhënë një krahë të mirë në këtë fushë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ajo thotë se ndjehet e kënaqur kur klientët e saj ndjehen mirë me veshjet që ajo dizajnon dhe veshim 15 herë apo më shumë se sa të veshin vetëm një herë.

Diana prej kohësh bashkëpunon me këngëtaren e njohur të muzikës e njohur në publik si “Kida”.

Ajo thotë se bashkëpunimi me Kidën është shumë i lehtë edhe për shkak të karakterit të butë që ka këngëtarja.

Dizenjatorja thotë se këtë vit në trend është ngjyra e verdhë. Ajo vet thotë se në verë duhet të vishemi me sa më shumë ngjyra.

Diana thotë se në shtator do të sjellë koleksionin e saj të ri vjeshtë-dimër./Telegrafi/

Exit mobile version