Në mesnatën e 31 dhjetorit 2010 një fëmijë nga Prizreni që kishte dalë para oborrit të tij për t’i parë fishekzjarrët u godit nga një plumb qorr në kokë, i cili i shkaktoi vdekjen.
Nëna e tij Shpresa Dautaj-Këliçi tregon si u qëllua djali i saj nga një plumb i shkrepur në natën e ndërrimit të moteve.
“Para shtatë viteve rreth orës 11:45 minuta e thirrën shokët djalin për me pa qysh po ndizen fishekzjarrët dhe doli te dera kur pas 15 minuta u ndie një zhurmë e madhe. Erdhi djali i dytë dhe na tha se djalit i ka ra të fikët. E morëm e dërguam në spital krejt të gjakosur dhe pasi e bonën një incizim na thanë se ka plumb qorr në kokë”, rrëfeu Shpresa Dauti-Këliçi.
Ajo ka një lutje për nënat tjera që të mos i lejojnë fëmijët të dalin për të shikuar fishekzjarrët e Vitit të Ri.
Ajo tregon se prej momentit kur iu vra djali për të nuk ka festë.
Nëna e pikëlluar thotë se djali i saj tashmë do të ishte në fakultet.
“Djali i dytë po ma bën nënë po festojnë, po i them le të festojnë se për ne nuk ka festë. Kur po i shoh shokët e tij po them a ish edhe djali im qekaq tash. Krejt shokët i ka në fakultet djali jem”, tha Shpresa Dautaj-Këlliç për emisionin DnK.
Deklaratën e nënës që humbi djalin mund ta ndiqni në vazhdim.