Site icon Telegrafi

Rrëfimi i nënave që gatuan për refugjatët dhe ushtarët e UÇK-së (Video)

Elfije edhe Dinore Lani nga rajoni i Drenicës, janë dy nënat të cilat gjatë kohës së luftës shërbyen si kuzhiniere për refugjatët dhe ushtarët e UÇK-së.

Kronika e realizuar tregon në detaje rreth disa momenteve që Elfije dhe Dinore Lani nga Llausha rrëfyen për kohën të cilën që të dyja kontribuan për të ushqyer në atë zonë, në vitet më me krizë dhe më të vështira për vendin, njofton Klan Kosova.

Në një depo të fshatit Llaushë, ato kanë bërë të ditur se po strehoheshin qindra persona, në kërkim të një qetësie nga gjendja e luftës.

Por gjithë këta qindra persona u ushqyen nga duart e zonjës Elfije dhe Dinore Lan-it të cilat rrëfimin e tyre e ndajnë në storjen më poshtë.

Exit mobile version