Javën e kaluar, Beatrix Ramosaj konfirmoi përfundimin e lidhjes me të dashurin e saj, por duke mos dhënë shumë detaje.
Tash në një intervistë për Prive, këngëtarja e ka hapur zemrën për t’u rrëfyer mbi ndarjen dhe planet që po e presin në karrierë.
Mes lotëve dhe emocioneve të dukshme, Beatrix ka pranuar se nuk e ka pasur të lehtë ndarjen pas lidhjes afro dyvjeçare.
Ajo ka rrëfyer se ishte rritur me mendimin e dashurisë së përhershme dhe se i çmon momentet që i ka kaluar me ish-të dashurin e saj.
Këngëtarja ka folur edhe për pjesëmarrjen e saj në spektaklin e vallëzimit, ndërsa rrëfimin e saj mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.