Telegrafi

Rrëfimi i mërgimtarit nga Gjakova që policët ia thyen brinjtë dhe e alivanosen nga rrahja

Mërgimtari nga Gjakova rrëfen për RTV Dukagjinin se si policia ia theu tre brinjë vetëm pse hyri në të kuqen e semaforit.

“Kam dalë nga makina dhe i kam parë shtatë policë që si bisha më janë sulur. Kam ngritur duart dhe kam bërtit: “Më falni gabova. Jam njeri i sëmurë”. Më ka ardhur një goditje e fortë në kokë dhe kam rënë në tokë me gjysmë vetëdije. Nga ai moment ka filluar një rrahje ndaj meje që vetëm serbët e kanë bërë ashtu”, deklaroi Bardhyl Bakia.

Bakija thotë se zyrtarët policorë nuk i kanë dhënë hapësirë për t’u sqaruar.

“Nuk e kisha besuar asnjëherë se më rrahin shqiptarët në atë mënyrë. Unë vetëm dua të di pse më kanë rrahur aq shumë sa që të më thyejnë brinjtë e të më alivanosin”.

Lumni Graishta nga Policia e Kosovës thotë se për këtë rast janë suspenduar shtatë zyrtarë policorë.

Tre zyrtarë policorë në këtë rast janë në paraburgim, ndërsa për katër tjerë vijojnë hetimet në gjendje të lirë./Telegrafi/

Prokuroria kërkon paraburgim për tre zyrtarët policorë nga Gjakova, katër të tjerë mbeten nën hetime – Telegrafi