Melanie Chisholm fitoi famë së bashku si pjesë e “Spice Girls” në vitet e nëntëdhjeta, por ajo shumë lehtë mund të ishte dëbuar nga grupi derisa po përgatisnin këngën e parë debutuese, “Wannabe”.
Ylli i muzikës pop ka treguar se e gjithë kjo ka ndodhur pas sherrit që kishte me njërën nga koleget e grupit, Victoria Beckham, transmeton KP.
“Diçka ndodhi shumë herët në rrugëtimin e ‘Spice Girls’ dhe unë kisha një grindje të vogël me Victoria në çmimet britanike. Dhe pati një rënie të vogël dhe unë u kërcënova se do të më përjashtonin nga grupi”, ka rrëfyer 48-vjeçarja.
Autorja e “Say You’ll Be There” vazhdoi të shpjegonte se në atë moment ajo u fiksua për të pasur “kontroll” mbi veten, gjë që përfundimisht çoi në një çrregullim të të ngrënit, ndërsa ajo luftonte me famën mbarëbotërore.
“Dhe që nga ai moment e kuptova – sepse nuk mendoja se ishte një punë e madhe, nuk mendoja se kisha bërë ndonjë gjë veçanërisht të keqe – dhe më trembi. Duhet të kontrolloj veten. Duhet të kontrolloj atë që bëj. Në këtë pikë, po kontrolloja atë që haja. Po kontrolloja sa shumë ushtrime po bëja dhe u bëra shumë obsesive”, është shprehur Mel C për Entertainment Tonight.
“Spice Girls” janë një grup vajzash britanike i formuar në vitin 1994, i përbërë nga Melanie Brown, e njohur gjithashtu si Mel B; Melanie Chisholm ose Mel C; Emma Bunton; Geri Halliwell dhe Victoria Beckham. Me mantrën e tyre të “fuqisë së vajzës”, ato ripërcaktuan konceptin e grupit të vajzave duke synuar një bazë të re fansash femra.