Site icon Telegrafi

Rrëfimi mbresëlënës për Kobe Bryant, nga një sensacion në shkollën e mesme – në një ikonë të NBA

Kobe Bryant që ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare në një aksident me helikopter të dielën e javës që shkoi, ishte njëri ndër më të mirët në basketboll dhe një inspirim për gjenerata të shumta përreth botës.

Pesë herë fituesi i NBA dhe dy herë medalisit i Lojërave Olimpike ndërroi jetë së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna, pasi helikopteri privat me të cilin po udhëtonin ishte përplasur në bjeshkët e Los Angelesit.

Bryant që kaloi 20 vite karrierë profesionale duke luajtur për Los Angeles Lakers, ishte në mesin e nëntë personave që ndërruan jetë në Calabasas të Kalifornisë.

Lakers e transferuan atë kur ishte vetëm 17-vjeçar dhe prindërit e tij ishin të detyruar që të shkonin me të për ta nënshkruar kontratën.

Pasi nënshkroi kontratën si 17-vjeçar, ai arriti të bëhej një yll në NBA, për ta mbyllur më pas një karrierë mjaftë të pasur.

Së bashku me Shaquille O’Neal, Bryant u ndihmoi Lakers që të fitojnë tre herë radhazi titullin e NBA në mes të viteve 2000/2002. Një rekord që nuk ka arritur ende askush ta bëjë.

Në një ndeshje të vetme në vitin 2006, ai arriti të shënonte 81 pikë, e dyta në histori të basketbollit.

Ai ishte kosha shënuesi i tretë më i mirë në histori të NBA deri të shtunën, ku arriti të parakalohej nga LeBron Jamesd, që po ashtu luan te Lakers, për të kaluar kështu në pozitën e katërt, Bryant shënoi 33,643 pikë në karrierën e tij në NBA.

Mesazhi i tij i fundit për James ishte: “Vazhdo ta dërgosh lojën përpara. Shumë respekt për ty vëlla”.

Bryant u pensionua në vitin 2016 me pesë tituj të fituar, duke u bërë 18 paraqitje në All Star.

Ai fitoi medaljen e arrtë në Lojërat Olimpike me skuadrën e SHBA-ve në vitin 2008 në Pekin dhe në vitin 2012 të njëjtën gjë në Londër.

Bryant ishte në mesin e sportistëve më të paguar, pasi fitonte 600 milionë dollarë nga marketingu e sponsorët që i kishte, e që i rivalizonte edhe reperin Jay-Z dhe ish-reprezentuesin e Anglisë, David Beckham.

Lakers në nderim të tij, vendosi t’i tërhiqte të dy numrat e fanellës, 8 dhe 24 në një ceremoni të zhvillua në dhjetor të vitit 2017, derisa presidenti i Magic Johnson: Ne jemi këtu që të festojmë me njërin ndër më të mirët që ka veshur ngjyrat e arta dhe vjollce”.

Bryant kishte lindur në Filadelfia në vitin 1978 dhe mori emrin Kobe shkaku që prindërit e tij kishin parë një ushqim në një meny japoneze.

Ai u martua me Vanessan në vitin 2001, dhe kanë vajza si, Natalia, 17 vjeç, Bianca tre dhe foshnja Capri – lindur në qershorin e vitit të kaluar.

Gianni, ishte një yll në rritje i basketbollit në një mënyrë të veten.

Vanessa paraqiti kërkesë për divorc në vitin 2011, por dy vjet më vonë ata njoftuan se nuk do ta bënin një gjë të tillë.

Karriera e tij me Lakers u dëmtua nga skandali kur në vitin 2003, pasi Bryant u akuzua se përdhunoi një punonjëse 19-vjeçare në një villë në Colorado.

Rasti u tërhoq kur viktima tha se ajo kishte marrë kërcënime me vdekje dhe nuk pranoi të dëshmojë.

Bryant pranoi se kishte një takim me vajzën, por mohoi çdo krim, duke thënë se marrëdhënia ishte konsensuale.

Vajza më vonë ngriti një padi civile kundër Bryant që u zgjidh jashtë gjykatës.

Bryant gjithmonë kishte lëvizur me helikopterin e tij privat edhe kur u pensionua madje.

I njohur edhe me nofkën si ‘Black Mamba’, ai filloi t’i referohej ashtu edhe helikopterit të tij ‘Mamba Chopper’.

Momenti i pensionimit nga basketbolli.

Në ndeshjen e tij të fundit në viti 2016, ai vendosi të vishej i tëri në të zeza, për të përngjarë më shumë në një gjarpër të zi.

Jashtë sportit, Bryant fitoi çmimin Oscars në vitin 2018 për rolin e tij në filmin e animuar ‘Dear Basketball’.

Foto: Goal.com/Getty Images

Filmi ishte i bazuar në një letër të publikuar në nëntor të vitit 2015, e aty thuhej se ai po pensionohet nga basketbolli.

Ai e themeloi kompaninë e tij, Kobe Studios, pasi u pensionua.

Fanast e tij kur kuptuan lajmin për vdekjen e tij, menjëherë u organizuan dhe filluan të ndiznin qirinjtë për ta nderuar legjendën e tyre në qendrën Staples dhe në akademinë e sporteve të themeluar nga basketbollisti, ‘Bryant Mamba Academy’. /Telegrafi/

Exit mobile version