Telegrafi

Rrëfimi i Liam Neeson për shoqen e përdhunuar: Doja ta takoja agresorin dhe ta vrisja

Liam Neeson (Foto: Jared Siskin/Getty Images for Netflix/Guliver)

Aktori hollivudian, Liam Neeson, është kritikuar për komentet e tij se ka dashur ta vrasë një përdhunues të një mikeje të tij duke e etiketuar agresorin si ‘një bastard i zi’.

Gjatë një interviste për The Independent, ylli i filmave “Taken” e ka kujtuar ngjarjen traumatike kur një shoqe e tij (të cilës nuk ia ka treguar identitetin) ishte përdhunuar para shumë vitesh.

Liam Neeson (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Ai ka thënë se kishte dalë rrugëve me shpresën që ta takonte përdhunuesin dhe ta vriste.

Lexo po ashtu Lajmet për Liam Neeson

“Ekziston diçka themelore – mos e dhashtë Zoti që ndonjë anëtar i familjes tënde të lëndohet në kushte kriminale. Do t’jua tregoj një ngjarje. Kjo vërtet ka ndodhur”, ka thënë Neeson.

Më tej, 66-vjeçari ka treguar se shoqja e tij kishte arritur të përballje me situatën në mënyrë të jashtëzakonshme.

Liam Neeson  (Foto: Michael Loccisano/Getty Images for SeriousFun/Guliver)

“Por, reagimi im i menjëhershëm ishte… E pyeta nëse njihte se kush ishte? Jo. Çfarë ngjyre kishte? Më tha se ishte i zi”.

“Dola lart e poshtë me një shufër hekuri, me shpresën se do të më afrohej dikush – e them i turpëruar – dhe e kam bërë këtë për ndoshta një javë, duke shpresuar se ndonjë bastard i zi do të dilte nga ndonjë lokal dhe do të më afrohej për diçka… Në mënyrë që… ta vrisja”, ka theksuar Neeson.

Aktori ka thënë më tej se kjo ishte hera e parë që fliste për këtë ngjarje. Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar atë për aspektin racor që i ka dhënë tregimit të tij. /Telegrafi/