Telegrafi

Rrëfimi i Lendit, transgjinorit të parë kosovar (Video)

Në emisionin Zona Express, është transmetuar dokumentari “Mallkimi LGBTI” kushtuar jetës së fshehtë të homoseksualëve kosovarë, ku për herë të parë del publikisht një transgjinor në Kosovë.

Ai është Lendi, 20 vjeçari i cili ka lindur në Gjermani.

Lendi tregon se është rritur në familjen e ngushtë me pesë motra të tjera. Kjo ka bërë që familja ta shoh atë si djalë.

Ai tregon se ka pasur presion të madh nga familjarët e largët.

“Ka pas raste kur më kanë thënë se horë na bëre, dajtë, axhallart, hallat. Ndërkaq prej familjes së ngushtë nuk kam pas presion”, tregon Lendi.

Ai rrëfen edhe momentin kur ka vendosur përfundimisht orientimin seksual.

Ndiqeni rrëfimin e tij: