Kosovari Muharrem Maralusha është veteran i luftës së Vietnamit dhe tani është pensionuar në ushtrinë amerikane.
Ai ishte pjesë e ekipit që shkoi për të shpëtuar në Vietnam senatorin John McCain i cili si pilot ishte zënë rob nga komunistët vietnamez.
Maralusha zgjodhi Klan Kosovën, për të treguar rrëfimin e tij rreth operacionit të shpëtimit të senatorit të ndjerë amerikan.
Pavarësisht se ky aksion nuk rezultoi i suksesshëm, McCain shpëtoi i gjallë dhe iu kthye vendit të tij.
Ata që e kërkuan në mesin e të cilëve ishte edhe Maralusha nuk i harroi.
Kontaktet mes McCane dhe Maralushës vazhduan edhe më vonë.
Ky i fundit thotë se bisedat gati gjithmonë kishin të bënin me Kosovën dhe situatën në Ballkan.