Telegrafi

Rrëfimi i Kledi Kadiut për sakrificat në fillimet e tij në Itali: Punoja kamerier dhe murator

(Foto: Instagram/kledi)

Suksesi kërkon mund dhe sakrifica, por mbi të gjitha shumë ëndrra, kështu ka ndodhur me balerinin Kledi Kadiu.

Artisti i njohur shqiptar që ka pushtuar skenat e Italisë, ka treguar sonte në “Më lër të flas” të gjitha peripecitë dhe vështirësitë që ka kaluar.

Kur u largua nga Shqipëria drejt Italisë, atij i është dashur të punojë kamerier apo murator, derisa ngjiti majat dhe suksesin që ka sot.

(Foto: Instagram/kledi)

“Kam punuar kamerier dhe murator. Kanë kaluar shumë vite, normale që jam me pozicion tjetër. Isha në vitin 92’, rreth 19-20 vjeç. Ishin momente më të vështira, por them që ishin normale kur shkon në një shtet tjetër, aq më tepë për ne shqiptarët”.

“Mentaliteti ishte i tmerrshëm. Ishte një moment shumë i vështirë. Pas shkollës së baletit këtej shkova në Itali. Ëndrra ime ishte teatri operës dhe baletit. Asnjë nuk e dinte që do binte komunizmi, Italia ishte vendi që e kemi parë gjithmonë nga TV, si ‘shtëpi e bukur’ ose vendi i mundësive”, citon Top Channel fjalët e tij.

“Dëshira që të kisha më shumë liri në ekspozimin e ëndrrave të mia, bëri që të shkoja në Itali. Shtatë-tetë vitet e para ishin më të vështira. Kam jetuar fillimisht në veri, pastaj Verona e Milano, e më pas në Romë”.

“Aty fillova punë si balerinë dhe dy vite më vonë te Maria në programin ‘C’e posta per te’, e më pas te ‘Amici’. Mora ‘pensionin’ aty. Jeta më ndryshoi kur njoha vajzën që tani e kam bashkëshorte, kemi dy fëmijë. Unë shkoj në çdo vend të Italisë, organizoj evente spektakle, është shprehur tutje balerini.