Zemërimi i Khloe Kardashian është i qartë pas ndarjes nga Tristan Thompson, i cili e tradhtoi me një mike të familjes së tij, Jordyn Woods.
34-vjeçarja ka postuar një videon në Instagram dhe duket sikur do të jetë sezoni më dramatik i emisionit “Keeping Up With The Kardashians”.
Klipi nis me Khloe që shfaqet në lot duke thënë në një rrëfim: “Më vjen të vjell që duhet të jetë në publik. Unë nuk jam vetëm një shfaqje televizive. Kjo është jeta ime”, transmeton KP.
Po ashtu, ajo shihet duke bërtitur në telefon gjatë një udhëtimi me automjet: “Familja ime u shkatërrua”, pasi bashkëshorti i saj, basketbollisti i NBA, u kap duke e tradhtuar para lindjes së vajzës së tyre, para afro një viti më parë.
Thompson pas kësaj kishte vazhduar ta tradhtojë Khloe, gjë që çoi deri te ndarja përfundimtare.