Një nga emrat më të mëdhenj të aktrimit në vitet e tetëdhjeta, Jamie Lee Curtis, ka folur për betejat me vartësinë dhe raportet me babanë e saj të ndjerë, Tony Curtis.
Aktorja tregoi në një intervistë për Variety se ishte e bezdisur, por edhe si i kaloi vitet kur ishte e varur nga droga – transmeton KP.
Tony ishte gjithashtu një aktor, i njohur për rolin e tij në filmin e vitit 1959, ” Some Like It Hot “, ku luajti së bashku me Marylin Monroe. Ai ndërroi jetë në vitin 2010 nga një atak kardiak në moshën 85 vjeçare.
“Unë e dija që babai kishte probleme, pasi ne konsumonim drogë së bashku. Ishte një periudhë kur isha fëmija i tij i vetëm për të biseduar me të. Unë kisha gjashtë vëllezër, tani kam pesë. Vëllai im Nicholas vdiq nga një mbidozë e heroinës kur ishte 21 vjeçar. Por, unë merrja drogë me babanë. Kam marrë kokainë. Ai ishte shumë aktiv në shërim, rreth tre vjet. Por nuk kaloi shumë”, ka rrëfyer 60-vjeçarja.
Ajo kishte filluar të merrte opium në vitin 1989, pas një operacioni të vogël plastik. Për dhjetë vjetët e ardhshme, ajo mori pilula kundër dhimbjes, madje edhe i kishte vjedhur ato nga familja dhe miqtë, përfshirë motrën Kelly, e cila ishte e para që mësoi për varësinë e aktores në vitin 1998.