Telegrafi

Rrëfimi interesant për njeriun më të gjatë në histori (Foto)

Që në ditëlindjen e parë, Robert Wadlow peshoi 20 kilogramë, ndërsa ishte i gjatë një metër.

Ai vazhdonte të rritej dhe në moshën tetëvjeçare u bë më i gjatë se babai tij.

Me gjatësi prej 2.2 metrash, në moshën 13-vjeçare, ai ishte vëzhguesi më i gjatë në botë.

Wadlow ishte i qetë dhe i butë, duke bërë që atë ta quajnë “gjiganti i sjellshëm”, transmeton Telegrafi.

Ai kënaqej duke fotografuar dhe luajtur në kitarë, derisa ju rritën duart aq shumë sa më nuk mund të bënte asnjërën prej tyre.

Rritjen e tij të pazakonshme e ka shkaktuar një gjëndër hipofize.

Me 2.54 metra, Wadlow në vitin 1937 u shpall si njeriu më i gjatë në botë.

Pasi kreu shkollën e mesme, Robert iu bashkua cirkut “Ringling Brothers”, e më pas i ra kryq e tërthorë shtetit, duke promovuar Kompaninë Ndërkombëtare të Këpucëve, për të promovuar numrin e tij të këpucës 37AA, që i bie të jetë 75 me masën tonë apo 47 centimetra.

Për shkak të gjatësisë, Waldow vuante nga dobësia dhe mungesa e ndjesisë në këmbë dhe shputë, për çka atij i duheshin paterica në këmbë she shkop për të ecur.

Në vitin 1940, rrethi që ja lidhte kyçin e këmbës, si pasojë e fërkimit, i shkaktoi një fshikës e cila më pas u infektua keq, transmeton Telegrafi.

Më 15 korrik të vitit 1940, ai u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare. Vetëm tetë ditë para se të vdiste, mjekët i kishin matur atij gjatësinë prej 2.72 metra.

Trupi i Robertit i është kthyer vendit të tij të lindjes, ku është varrosur në një arkivol të rëndë 450 kilogramë, nga 12 bartës arkivolesh dhe tetë asistentë.

Në Alton, që është qyteti tij i lindjes, qëndron një statujë me përmasat e Wadlowit, në shenjë respekti ndaj njeriut më të gjatë në botë. /Telegrafi/

 

Rrëfimi interesant dhe i dhimbshëm për njeriun më të gjatë në histori (Foto) – http://telegra.fi/fHpVb8

Posted by Telegrafi.com on Monday, December 28, 2015