Osman Karakaya, gylenisti i arrestuar dhe i deportuar nga Kosova, është njëri prej gjashtë personave që ka nisur bashkëpunimin me Prokurorinë e shtetit turk lidhur me veprimtarinë e organizatës FETO.
Karakaya, i cili me profesion është doktor, ka pranuar se është fajtor dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë në Ankara, shkruan “YeniTan”.
Sipas gazetës YeniTan, Osman Karakaya ka dhënë edhe shumë informata për veprimtarinë e FETO-s në Ballkan, konkretisht në Kosovë.
O.K. ka pranuar se ka blerë tokë për ndërtimin e një ferme ku bëhet fjalë për 60 hektar tokë, e që janë të përfshirë shumë ish-politikanë nga Kosova, zyrtarë fetarë nga Shqipëria, dezertorët nga Turqia, anëtarë të partisë BDI nga Maqedonia dhe biznesmen të ndryshëm nga Kosova.
“Njerëzit politik të FETO-s, të cilët kanë qenë nën kontrollin e organizatave të inteligjencës, kanë blerë 600 shtëpi në Kosovë”, ka thënë ai.
Mbështetësit më të mëdhenj të arenës politike të FETO-s në Kosovë janë; Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Aktivitete të tjera kur janë bërë mbledhjet e “bamirësisë” janë realizuar nga ‘Fondacioni Atmosfera. Ndryshe ky fondacion ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe si ndërmjetësues ndërmjet pjesëtareve të FETO-s me politikanet kosovar kur është bërë fjalë për bashkëpunim..
Ndërkaq, për organizatën FETO, janë bërë shumë hulumtime dhe shkrime për veprimtarinë e tyre në Ballkan dhe vendet e Rajonit, dhe hulumtimet kanë vënë në pah se struktura FETO në Kosovë vepron në shumë fusha edhe atë nga fusha e edukimit, biznesit, organizata jo qeveritare deri në burokraci. /Telegrafi/