Telegrafi

Rrëfimi i hakerëve shqiptarë në ‘Unpublished’: Ja si i thyejmë sistemet e sigurisë online

Dokumentari Unpublished hulumton fenomenin e hakimit në Shqipëri. Sa të sigurt jemi online, në rrjete sociale, email-e dhe llogari bankare?

Rrëfimi i dy hakerëve të cilët përmes metodave që ata përdorin për të thyer sistemet e sigurisë së individëve, fjalëkalimet, transaksionet dhe blerjet online.

Qëllimi i tyre sot është përdorimi dhe shfrytëzimi i pajisjeve të infektuara. Shpesh herë hakerat paraqiten sikur të ishin njëri nga kontaktet e tua dhe kjo iu rrit atyre shanset, që ju ta hapni email-in me virus.

Email-et janë një nga metodat më të përdorura nga hakerat për të na vjedhur informacionin e deri edhe të ardhurat. Por se si vepron një haker në vjedhjen e një adrese emaili na e tregon një haker më poshtë.

“Ne të gjithë kemi internet në shtëpi. Përmes opsionit Wireless Attach ne i marrim të dhënat nga pajisja e internetit që kemi në shtëpi. Ne regjistrojmë të gjithë të dhënat e asaj. Më pas ky aplikacion ka disa rregullatorë me një sërë fjalësh botërore duke u përfshirë edhe gjuha shqipe, të cilat bëjnë kalkulimin e fjalëve dhe nxjerrin fjalëkalime. Hakerimi dhe koha për ta bërë varet nga forma e fjalëkalimit. Koha fillon nga 1 minutë në një orë, deri në një javë. Në varësi të gjatësisë së fjalëkalimit dhe kombinimit të karaktereve. Ndërsa në kompanitë e mëdha shkon edhe 1-2 muaj” -rrëfen personazhi ynë hackers.

Sipas të dhënave 92.4 % e tyre dërgohen nëpërmjet emailit. Gjithashtu në çdo 131 emaile të dërguar, njëri prej tyre është i infektuar me malware. Ekspertët parashikojnë që krijimi i e-maile-ve të infektuar do të rritet me 26 % nga viti në vit.

“Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është që njerëzit duhet të tregohen të vëmendshëm. Nëse ti nuk ke komunikim me atë person, nëse ti nuk e njeh, atëherë mos kliko në atë linkun që vjen në e-mail. E dyta është përdorimi i sistemeve të përditësuara dhe e treta mbajtja e një antivirusi gjithashtu të përditësuar, me qëllim shmangien e 95 deri në 99 % të viruseve”,-tregojnë ekspertët.

Ekspertët rekomandojnë që të mos vendosen fjalëkalime të njëjta në të gjitha platformat apo llogaritë që përdorim.

“Në shumicën e rasteve ne tentojmë të vëmë fjalëkalime që i kemi lehtësisht të kujtueshme për veten. Në të gjitha platformat e ndryshme përdorim të njëjtin fjalëkalim sepse e kemi më kollaj. Automatikisht bëhemi vulnerabël gjithnjë e më shumë. Fjalëkalimi ideal është ai që ndryshohet shpesh”,- tregon eksperti Ergest Nako për Unpublished.

Disa vite më parë qëllimi i hakerëve ishte grabitja e informacioneve personale siç janë adresat e email-it, fjalëkalimet, numri i telefonit, kartat e kreditit etj. Ndërsa sot qëllimi nuk është vetëm vjedhja e këtyre informacioneve, por përdorimi dhe shfrytëzimi i pajisjeve të infektuara.

Ndiqni emisionin e plotë: