Një grua, që i ka shpëtuar sulmit terrorist në lokalion e natës “Reina” në zonën e Ortakoy në Stamboll, ka rrëfyer ngjarjen e trishtueshme.
Gruaja thotë se në lokal ndodhej bashkë me bashkëshortin e saj, kur ndodhi sulmi i armatosur, transmeton Telegrafi.
“Isha me shpinë e kthyer kah sulmuesi. Bashkëshorti më tha të shtrihem për toke. Erdhi një person gjersa ishim të shtrirë. Burri ishte mbi mua derisa u plagos, ndërsa dy a tre i pashë që u vranë. Ata vazhduan të shtienin me armë derisa dolëm jashtë. Forcat speciale na shpëtuan. Burri im ka marrë tri plagë”, tha e mbijetuara Sinem Uyanik. /Telegrafi/
"They kept firing at us. My husband was shot in 3 places."
A survivor describes the #Reina nightclub attack in #Istanbul. pic.twitter.com/wsxiLOSNZU
— Al Jazeera English (@AJEnglish) January 1, 2017