Shkrimtari gjerman Jürgen Todenhöfer ishte gazetari i parë perëndimor që iu lejua të hyjë në grupin militant islamik ISIS, të cilët kontrollojnë Sirinë dhe Irakun.
Mirëpo, ai ishte i vetmi gjithashtu që arriti të dalë i sigurt nga aty. Shkrimin e përkthyer të plotë e sjell për ju Gazeta Express.
Në librin e tij, ai e përshkruan atë që pa në Raqqa dhe Mosul. Gjithashtu ai përshkruan edhe momentin trishtues kur shoferi i tij ishte i maskuar, por ishte edhe njëri prej personave më të kërkuar në botë.
E dielë, 7 dhjetor 2014
Ebu Katade, një person i lindur në Gjermani i konvertuar në mysliman, e ka ndërmjetësuar vizitën e tij në Shtetin Islamik (ISIS). Shkrimtari e përshkruan atë si të gjatë dhe mjekër kuq.
Ndërsa, koka e shoferit dhe fytyra e tij ishte tërësisht e mbështjellë më një shall të madh të ngjyrës gri, ku vetëm sytë dhe hundën i kishte jashtë – sa për të parë e për të marrë frymë.
Në takimin tim të parë me Katade, ai murmuriti një përshëndetje në gjuhën angleze. Për arsye sigurie, nuk mund të përdornim rrugët kryesore, andaj ai i tha shoferit të maskuar t’i hyjë rrugicave të vendit.
Rrugëtimi ynë për në Raqqa zgjati 3 orë.
Gjatë rrugëtimit, Kadate më tha se bizneset e kontrolluara nga ISIS po lulëzojnë.
Ai gjithashtu më dha një ligjëratë të shkurtër në versionin e ISIS të Sheriatit.
Pas arritjes time për në Raqqa, kuptova se myslimanët në atë vend duhet të paguanin zeqatën – taksë fetare bazuar në pasurinë e tyre, shkruan Gazeta Express.
Ndërsa, myslimanët e pasur paguanin më shumë taksa sesa banorët e krishterë. Të varfëritë paguanin më pak.
Në këtë momenti, ISIS financon veten kryesisht me pasuritë e sekuestruara në luftë, shitjet e naftës dhe Zekatit.
Raqqa është vend i rrethuar me një gardh të hekurt. Gjatë udhëtimit tim pashë edhe një shesh të frikshëm, aty ku preheshin kokat e personave që nuk iu bindeshin urdhrave të ISIS.
Shoferi i maskuar nuk më lejoi të marrë ndonjë fotografi të vendit.
Doja ta dija se çfarë ndodhë me ata trupa dhe se trupat e kujt ishin ato.
Çfarë ndodhë më këta trupa pas vrasjes?, e pyeta shoferin ngase doja t’ia dëgjoja zërin.
Nuk prita ndonjë përgjigje nga ai, por më befasoi: Asgjë, i djegim, ose i varrosim në ndonjë varrezë masive.
Të nesërmen ne menduam të shkojmë në Mosul. Mirëpo nuk më lejuan të marrë telefonin me vete. Unë e kisha një iPhone, i cili ka të ndërtuar sistemin GPS, të cilët më thanë se “për shkak të sigurisë” nuk më lejohet ta marr me vete.
Katade gjithashtu më tha se, në fund të qëndrimit tim atje, të gjitha videot dhe fotografitë e marra do të shqyrtohen dhe do të kontrollohen nga ata. “Kjo është procedurë normale në gjendje luftë”, më tha ai, shkruan Gazeta Express.
E hënë, 8 dhjetor 2014
Kërkesa jonë për të raportuar lirshëm pa asnjë censurë është mohuar kategorikisht nga eprorët e ISIS.
Kadate më tha se nuk më lejohet të shkojë jashtë ose rreth Raqqa’s të marrë video ose fotografi.
Gjithashtu e pyeta atë, se a mundem ta vizitoj një peng të marrë nga ata, gazetarin John Cantlie. Mënyra se si më shikoj më frikësoi jashtë masë, Kadate mu afrua dhe më tha: “mos e përmend më këtë emër”.
Duhet të cek se unë isha gazetari i parë jo mysliman që kam vizituar kampet e ISIS pa iu prerë koka.
U përpoqa ta nxjerrë veten nga ky konflikt duke u kthyer në një pozicion për një negocim me ta.
Sa i përket shoferit të maskuar të taksisë që udhëtoja me të çdo ditë, e që kisha arritur vetëm njëherë t’ia dëgjoj zërin, mendoj se ai ishte vet xhihadisti John, mirëpo këtë nuk ia thash askujt, shkruan Gazeta Express.
E martë, 9 dhjetor 2014
NË ZEMËR TE ISIS
Ne kemi udhëtuar me një minibus për në Mosul.
Pesë mijë luftëtarë të ISIS kontrollonin qytetit, i cili ishte me një popullsi prej dy milionë banorë.
Mosuli dukej vend normal, ashtu si qytetet e tjera të mëdha të Lindjes së Mesme – i gjallë, më shumë trafik dhe me njerëz të panumërt në rrugë.
Udhëtimi im për në Mosul u bë për arsye se duhet të takohesha me departamentin e mediave, të cilët do më shpjegonin se çfarë do të ndodhë më pas më vizitën time atje.
Rrugët e këtij qyteti ishin të mbushura me shkrime e thënie të ISIS. Gjithashtu pashë një librari të vogël ku shkruante “Publikimet e ISIS” – biznes ky që besoj i përkiste vet grupit ISIS.
Në atë librari pashë edhe disa fletushka ku shkruante “Si të silleni me shërbëtorët e juaj”, “Si t’i besoheni besnikërisë ndaj Kalifatit”, “Si duhet të vishen e të sillen gratë”, “Si të jeni një luftëtar i mirë i ISIS”. Këto ishin disa nga titujt që më tronditën kur i pashë të varur në dritaret e asaj librarie në qendër të Mosulit.
Në shkrimin tim jam fokusuar më së shumti në fytyrën dhe identitetin e xhihadistit më të kërkuar në botë – xhihadisti John, i cili ka prerë koka të panumërta të personave që nuk iu bindën urdhrave të ISIS. Në fund të udhëtimit tim, pasi dola nga Lindja e Mesme, mora një telefonatë të çuditshme. Ishte Katade.
“A të kujton ndonjë gjë ky zë?”, më tha ai përmes telefonit.
Mendoja t’i thoja se ishte zëri i taksistit por frikohesha se po bëja diçka të gabuar, andaj i thash “Më duket se jeni Katade”.
Telefonuesi: “Jeni i sigurt?
Fillova të kujtoj pak zërin e taksistit të maskuar, me një përgjigje të shpejtë i thash “Jo”.
“Po flisni me xhihadistin John”, më tha dhe e ndali telefonatën.
Sidoqoftë, i tërë ky udhëtim është bërë në fillimet e luftimeve të ISIS. Tani është diçka e pamundur që të vizitohet vendi ku ata rrinë. Por, nëse ndokush arrin të hyjë në vendqëndrimin e tyre ashtu siç bëra unë, jam i sigurt se nuk do të dalë pa kokë të prerë nga aty.