Site icon Telegrafi

Rrëfimi i Fjolla Morinës për ish-in që s’i jep asnjë cent dhe për të dashurin që s’i përmend emrin!

“Gangsta” është kënga që e ka rikthyer edhe njëherë në skenë Fjolla Morinën. E konsideron veten mbretëreshën e ekstravagancës, dhe me të drejtë.

E tillë ka ardhur edhe në këtë klip, ku ka shpalosur edhe njëherë asetet që gëzon. Shumë e guximshme mund të quhet edhe skena me djalin e klipit, por në intervistën dhënë për “Bluetooth”, Fjolla tregon se nuk ishte aspak në siklet, pasi për hir të artit të saj është e aftë të bëjë gjithçka. Gjithçka në rregull edhe nga jeta private për këngëtaren kosovare, ku po jeton një dashuri të bukur me partnerin e ri, që preferon ta mbajë sekret. Në këtë rrëfim ajo pranon të flasë edhe për babain e vogëlushes së saj, duke thënë se ai nuk është përgjigjur as për anën financiare për fëmijën e çiftit.

Sapo keni lançuar këngën tuaj të fundi, “Gangsta”, si ka ecur kënga deri tani?

Deri tani ka shkuar shumë mirë. Për gati një javë ka bërë rreth 500 mijë klikime dhe është pëlqyer shumë. Është normale që të kesh edhe kritika kur ti finalizon një projekt, që kështu nuk më habisin edhe kur më kritikojnë.

Si keni reaguar kur ju kanë kritikuar për këngën e re?

Nuk është se e kam problem. Reagoj shumë normalisht, janë pjesë e karrierës edhe kritikat.

Vini shumë seksi këtë herë, e kujt ishte ideja e performancës suaj?

Po, ishte ideja ime. Madje edhe ideja për të sjellë atë këngë ishte e imja.

I shikon Fjolla si rivale vajzat e reja të showbizzit, që zhvishen në performancat e tyre?

Jo në mënyrë absolute nuk i shoh si rivale. Nuk mendoj se kam arsye ti shikoj të tilla.

A e quan veten si mbretëresha e ekstravagancës?

LEXO EDHE
Fjolla nis agjërimin, distancohet nga muzika
Normal, si gjithmonë.

Si u ndjetë në skenën ku jeni së bashku me djalin në poza sensuale, a ishit në siklet?

Jo isha shumë normale, nuk kisha asnjë lloj sikleti. Kur je artiste duhet të përshtatesh me çdo gjë që bën, është e tepërt të kesh turp të bësh një skenë klipi. Ose realizoje si duhet, ose mos e merr përsipër fare.

Ku e kishit gjetur atë djaloshin aq simpatik?

Në fakt e gjeta aty tek ju. Është një djalë nga Shqipëria.

A jeni po kaq ekstravagante edhe në jetën tuaj të përditshme?

Në fakt në të përditshmen time jam krejt e kundërta. Nuk grimohem dhe vishem shumë thjesht. Për të mos folur pastaj edhe për takat, që thuajse nuk i përdor fare, duke qenë se kam edhe vajzën e vogël dhe duhet të merrem me të.

Në klip shfaqni skena të forta si mazokiste, a jeni kështu edhe në jetën reale?

Siç thashë edhe më sipër, nuk kam lidhje dhe aq shumë me atë të klipit, në jetën e përditshme jam tjetër gjë.

Ishit ju në klip që bëni “twerk”, apo dikush tjetër?

Jo jo, nuk jam unë, është Kallashi. E mora për të më zbukuruar klipin.

A u bë xheloz i dashuri juaj, kur ju pa në klip?

Jo, dhe nuk kishte arsye përse të ishte xheloz. Ai më ka njohur si këngëtare dhe e kupton profesionin tim. Përkundrazi ai më mbështet në çdo gjë timen.

Prej kohësh e keni bërë publike lidhjen tuaj, por a keni plane për dasmë?

Jo për momentin ne po shijojmë dashurinë tonë, dasma ka kohë. Jam shumë e zënë me punë, nuk e mendoj hë për hë.

A keni më marrëdhënie me babain e vajzës suaj, ish-të dashurin, Flamurin?

Jo, ne nuk kemi asnjë marrëdhënie prej disa kohësh.

Po nga ana financiare a është përgjigjur ai për vajzën tuaj, ju ka dhënë lek?

Absolutisht fare, asnjë lloj ndihme.

Ku do ta shikojmë Fjollën gjatë verës?

Padiskutim që do të jetë një sezon i ngarkuar për mua. Përgjatë gjithë verës kam koncerte dhe po përgatitem për të sjellë një tjetër këngë që e di se shumë shpejt do të shndërrohet në hit.

Exit mobile version