Telegrafi

Rrëfimi i femrës e cila kurë nuk ka qenë te mjeku në 30 vjetët e fundit, madje vetëm falë KËTIJ ilaçi natyror! Ja ku është sekreti i tij.

Si të mbaroni bonbone kundër kollës? Ilaçi natyror kundër ftohjes dhe gripit, i cili do t’ju ndihmojë që të qetësoni fytin dhe pastaj edhe ta shëroni. 

Askush nuk dëshiron të sëmuret. Ne do t’ju sigurojmë zgjidhje të shpejtë dhe të thjeshtë, e cila do t’ju lirojë nga dhembja e kokës dhe kolla.

Është e lehtë të mbarohet dhe është i shijshëm, transmeton Telegrafi.

Do t’ju duhen:
– sheqer
– ujë
– limon
– mjaltë
– karafil i grimcuar
– xhenxhefil dhe
– sheqer pluhur

Kupën e mbushur me sheqer dhe ujë, e derdhni në tigan.

Shtoni lëngun e gjysmës së limonit dhe një lugë mjaltë.

Xhenxhefilin e thatë dhe karafilin e grimcuar.

Qiteni në një enë, vendoseni në shporet, përzieni deri sa të vlojë, pastaj uleni temperaturën dhe përzieni edhe 15-20 minuta pa ndërprerë.

Përbërja duhet të jetë e dendur dhe të ketë ngjyrë të errët, sikur shurupi. Prisni të ftohet disa minuta. Në një tepsi vendosni letrën për pjekje, pastaj me lugë mbaroni bonbone.

Nëse më shumë preferoni, mund të përdorni edhe tubin e letrës për pjekje, por me këtë rast më e sigurt është të përdorni lugën, sepse shurupi është i nxehtë. Pas 20 minutave, kur të ftohet qitni sheqer pluhur sipër. Kjo do të ndihmojë që të ngjiten njëra me tjetrën.

Tani keni bonbone natyrore. Janë të shijshme dhe efektshme.

Mund t’i qitni edhe në filxhan me ujë të ngrohtë. Lërini që të shkrihen, përzini dhe pini. /Telegrafi/