Në një takim me studentët në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka rrëfyer takimin e parë që kanë pasur ai, Hashim Thaçi dhe Adem Jashari.
Veseli tha se si ish-studentë nga Prishtina nisën të organizohen për të marrë mision lirinë e Kosovës.
Takimi, tha ai, ka ndodhur afër Bibliotekës Kombëtare.
Në këtë frymë, ai tha se të rinjtë duhet të bashkohen, të punojnë për të ardhmen e vendit dhe jo vetëm të gjejnë një vend pune, por të mendojnë për hapjen e bizneseve dhe kështu të krijojnë vende pune. /Telegrafi/