Telegrafi

Rrëfimi i Elton John për zënkën ndërmjet Stallone dhe Gere për princeshën Diana që flirtonte me aktorët

Richard Gere, princesha Diana, Sylvester Stallone (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Në librin e tij autobiografik, Elton John ka rrëfyer një moment të zënkës ndërmjet dy aktorëve hollivudianë, Richard Gere dhe Sylvester Stallone, në për princeshën Diana.

“E ftuam atë (Dianan), George Michaelin, Richard Curtisin dhe gruan e tij, Emma Freud, Richard Gere dhe Sylvester Stallone, të cilët ndodheshin në vend (Angli) asokohe”.

“U zhvillua një skenë shumë interesante. Menjëherë, Richard Gere dhe Diana dukeshin shumë të tërhequr nga njëri-tjetri”.

Princesha Diana (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ajo ishte ndarë nga (princi) Charles në këtë pikë, ndërsa Richard ishte ndarë nga (modelja) Cindy Craëford. Ata ishin ulur pranë zjarrit bashkë dhe ishin zhytur në bisedë”

“Derisa ne të tjerët po flisnim, nuk mund të mos e vëreja një atmosferë të çuditshme në dhomë. Duke gjykuar nga mënyra se si i shikonte, miqësia e re që po lulëzonte ndërmjet Diana dhe Richard Gere, nuk pritej aspak mirë nga Sylvester Stallone”.

“Mendoj se ai (Stallone) kishte ardhur në ndejë me qëllimin që të shoqërohej me Dianan, por planet i dështuan”, ka rrëfyer Elton duke treguar se më vonë situata ishte përkeqësuar.

Princesha Diana (Foto: Mike Lawn/Daily Express/Hulton Archive/Getty Images/Guliver)

Sylvester Stallone dhe Richard Gere ishin zënë në korridor për shkak të Dianas duke dashur që t’i qëronin hesapet edhe fizikisht. Të pranishmit kishin arritur t’i qetësonin, mirëpo kur pas darkës, Gere kishte rinisur bisedën me Dianan, Stallone ishte larguar.

“Nuk do të vija po ta kisha ditur se sharmanti (Richard Gere) do të ishte këtu… Po ta dëshiroja atë (Dianan), do ta kisha”, ishin fjalët e tij në momentin e largimit. /Telegrafi/