Site icon Telegrafi

Rrëfimi i Elizabeth Gowing, humanistes angleze që jeton prej 14 vitesh në Kosovë

Elizabeth Gowing është një humaniste angleze që prej 14 vitesh jeton në Kosovë.

Në emisionin Pasdite në RTV Dukagjini, ajo thotë se në fillim erdhi me burrin në Kosovë me një plan për të qëndruar gjashtë muaj, ndryshe nuk do të pranonte të jetonte një kohë kaq të gjatë.

“Për mua ishte një vend krejtësisht i panjohur, por qysh në javën e parë ky vend më ka bërë përshtypje dhe më pas kisha dëshirë të qëndroja më shumë e më shumë e kështu deri sot”.

Gowing thotë se nuk ishte e lehtë por njerëzit që janë në këtë vend ishin të ngrohtë dhe ka mbetur këtu.

Ajo tregon se në kohën kur Agim Çeku ishte kryeministër në Kosovë, e kishte ftuar bashkëshortin e saj si këshilltarë të jashtëm dhe nga ajo kohë ka mbetur në Kosovë.

Elizabeth me profesion është mësuese dhe puna e parë në Kosovë që ka bërë është pikërisht mësimi i gjuhës angleze.

“Kam punuar me disa nxënës në disa shkolla private, por edhe në Londër unë isha në shkolla publike dhe nuk më pëlqente të punoj vetëm me fëmijë që kanë mundësi por doja të mësoja edhe nxënësit që nuk kam shumë para”.

Ajo më pas ka formuar një OJQ që lidhet me fushat e arsimit, ambientit dhe trashëgimisë kulturore.

Mësuesja shprehet e shqetësuar me nivelin e shkollimit të fëmijëve të komunitetit RAE.

Elizabeth thotë se tashmë mbështet edhe gratë kosovare nga Prizreni ku punimet e tyre me fije filigrani i dërgon në tregjet angleze.

Zonja Growing tregon se në Kosova kanë ndodhur shumë ndryshime në të gjitha aspektet, por asaj i ka ngelur në mendje pamja që në Kosovë kishte gjetur shumë sana ndërsa tash thotë se nuk sheh më./Telegrafi/

 

Exit mobile version