Telegrafi

Rrëfimi i dëshmitarit që thotë se kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për sulmuesin, disa minuta para se të fillonin të shtënat

Një burrë që ishte dëshmitar i tentimvrasjes së ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka treguar se si kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për sulmuesin që ishte ngjitur në kulm të një objekti disa minuta para se të fillonin të shtënat.

Dëshmitari i tmerruar i identifikuar si Greg, i tha BBC-së se kishte parë vrasësin duke u ngjitur në kulmin e objektit në afërsi ku po mbahej tubimi në Butler të Pennsylvania, transmeton Telegrafi.

“Mendoja me veten, pse Trump akoma po flet, pse nuk e larguan nga foltorja? Derisa po mendoja u dëgjuan pesë të shtëna”, tha ai.

Lexo po ashtu Fotografia që tregon se si plumbi fluturon pak centimetra larg kokës së Trumpit

Pasi që sulmuesi hapi zjarr, ai pa agjentët e Shërbimit Sekret “duke ia hedhur në erë kokën”.

Agjentët ishin ngjitur në kulm, ku gjendej sulmuesi kurse pamjet amatore shfaqin atë të shtrirë dhe i mbuluar në gjak.

Dëshmitari dhe mbështetësit e Trumpit, i thanë BBC-së se kanë parë sulmuesin duke u përgatitur të vrasë ish-presidentin. /Telegrafi/