Demi Moore ka rrëfyer se është përdhunuar në moshën 15 vjeçare. Ajo gjithashtu tregoi se 27 vite më vonë filloi konsumimin e alkoolit pasi pësoi abort të fëmijës që priste me Ashton Kutcher.
Aktorja ka folur hapur për ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi gjatë adoleshencës në librin e saj “Inside Out” që pritet të dalë në muajin tetor. Moore tregoi detajet për librin në një intervistë për The New York Times.
56-vjeçarja sapo kishte filluar të dilte me Kutcher, i cili ishte 15 vite më i ri, kur ngeli shtatzënë me një vajzë. Ata e humbën foshnjën në vitin 2004 kur ishte gjashtë muajshe shtatzënë dhe aktori po shkëlqente në “That 70s Show”.
Çifti që nisi lidhjen në vitin 2003 do t’ia vendosnin emrin vajzës Chaplin Ray, transmeton KP.
Ata u martuan në vitin 2005 dhe u ndanë në vitin 2011, por divorci u finalizua dy vite më vonë. Por në libër, Moore zbulon se fajësoi veten për abortin gjatë marrëdhënies së saj me Kutcher dhe filloi të pinte drogë për të kaluar dhimbjen.
Ylli ka tri vajza nga lidhja me aktorin Bruce Willis, Rumer Willis (31 vjeçare), Scout Willis (28 vjeçare) dhe Tallulah Willis (25 vjeçare).