Në dhjetor të vitit 2019, Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, u bënë prindër për herë të parë.
Duke qenë se aktorja asokohe ishte 47 vjeçare, lajmi u bë hit në internet, kurse ajo u dha shpresë të re fermave që të mos heqin dorë nga amësia.
Tashmë ka kaluar një vit prej se u bë nënë, ndërsa Diaz ka vendosur t’i ndajë përvojat e saj dhe të rrëfejë se si është të bëhesh nënë në moshë të vonshme.
Në një intervistë të mëhershme, ajo ka thënë se shoqërimi me vajzën është një formë e vërtetë e parajsës. Aktorja përpiqet ta shijojë secilin moment, sepse çdo ditë nga ngritje dhe rënie, kurse fëmija i saj ndryshon secilën ditë.
Telefoni i Cameron është i mbushur me fotografi të vajzës, kurse në listën e saj muzikore janë këngët për fëmijë.
“Njerëzit martohen dhe krijojnë familje në rini. Unë po e bëj këtë në gjysmën e dytë të jetës. Më pëlqen fakti që më në fund jeta ime është private, megjithëse ekziston një presion i caktuar edhe në amësinë e vonshme”.
“Kështu, më duhet të jetoj rreth 107 vjet. Por, pa presion”, ka deklaruar Diaz duke shtuar se padyshim kjo është periudha më e lumtur e jetës së saj.
“Të kesh familje kur je i ri është si të gjitha gjërat tjera kur je i ri, thjesht i bën. Por, kur jeni në moshën time dhe vendosni ta bëni këtë, atëherë është zgjedhje e pastër. Prandaj, duhet që të përpiqesh shumë”, ka thënë aktorja. /Telegrafi/