Gazetari dhe moderatori i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.
Fevziu është ndër të paktët gazetarë të kohës që kishte bërë një dokumentar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke treguar prapaskenat e ditës më të rëndësishme të Kosovës.
“Unë po merresha me përgatitjet për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Datat ende nuk i dinim me saktësi. Ishte një problem që na njoftuan se ndërkombëtarët nuk do të lejonin Kosovën të shpallte Kosovën në mënyrë triumfale pasi mund të provokoheshin serbët apo mund të kishte edhe incidente”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Kjo mua në atë kohë mu duk e pa tolerueshme dhe i thashë kryeministrit Thaçi: Ju mund të keni detyrimet tuaja, por asnjë ndërkombëtarë nuk na detyron neve të mos ndjekim shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Nëse ju keni kufizime, ne nuk i kemi ato”, tregon Fevziu bisedën me Thaçin.
Ai thotë se bashkë me disa gazetarë tjerë organizuan një plan për ditën e pavarësisë.
“Të enjten para shpalljes së Pavarësisë ftova Lutfi Hhazirin nga LDK dhe Fatmir Limajn e PDK-së që të ishin në emision. Por rruga e Kukësit në atë kohë nuk ishte e rregulluar dhe iu dërgova një helikopter në Prishtinë dhe i solla në emision”.
Fevziu thotë se 80% e planit të tyre dështoi për t’u realizuar.
“Ne donim ta përcillnim Hashim Thaçin qysh nga shtëpia kur vendos kravatën e deri në Kuvend. Të njëjtën gjë do e bënim edhe me Presidentin e Kosovës por ishin vonë, nuk mundi të realizohej”, tregoi tutje Fevziu./Telegrafi/