Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është liruar nga detyra me vendim të Kryemisnitrit, Ramush Haradinaj.
Prokuroria po pretendon se ka prova që Cena bashkë me Nysret Shalën dhe Hazir Sehun i kanë kërkuar 15% të grantit prej 200 mijë euro, pronarit të Kompanisë “Bylmeti”, Afrim Berisha.
Ky i fundit ka treguar për Klan Kosovën se si ka rrjedhë e gjithë ngjarja, që kur ia kanë kërkuar ryshfetin e deri tek arrestimi i të dyshuarve.
Berisha thotë se për zv/ministrin dhe komunarin e Rahovecit mësoi vetëm nga lajmet, pasi kontaktin e vetëm e kishte me Shehun, të cilin edhe e kishte angazhuar si konsulent privat në përpilimin e planit të biznesit.
Sipas tij, Shehu i kishte thënë se janë dy persona të cilëve Berisha duhet t’u japë 30 mijë euro nëse e fiton grantin.