Këtë të diele mysafirë në emisionin Kojshia Show ishte njëri ndër komandantët e luftës së Koshares, Fadil Hadergjonaj.
Hadergjonaj, ka rrëfyer momentet e luftës.
Ai ka përmendur personat e parë që kanë rënë heroikisht me 9 prill.
“Janë katër, por për momentin më kujtohen vetëm tre prej tyre. Është Bashkim Jasiqi, Kastrati, Rifat Qela.
Për Rifatin ka folur babai tij, Sokoli.
Ai ka thënë se Rifati ishte nisur për në Gjermani dhe thotë se nuk i kishte treguar se po bashkohej në luftë.
Lajmin për vrasjen e djalit, ia kishte dhënë Rrustem Berisha.
“Rifati u kanë nis për në Gjermani, nuk me ka kallxu që po kthehet për me luftu. Veç kur kam ni që është vra. Rrustem Berisha ma ka çu thirrjen që t’u ka vra djali në Koshare”, ka rrëfyer ai.
Tutje ka folur edhe për Agim Ramadanin, i cili thotë se fillimisht nuk ka dashur të pranojë t’ju bashkohet ushtarëve, pasi e ka konsideruar të ri në moshë.
“ E ka takuar Agim Ramadanin, në bisedë e sipër e ka pyetur për vjet. Sokoli i ka treguar se është 20 vjeçar, ai nuk ka dashur ta pranojë pasi i ka thënë se është i ri. Shko nga je ardhë, veç me të shkru 25, Rifati i ka thënë shkuam, sa të duash se unë prej jush nuk ndahem. Me juve këtu ka me dhanë jetën. Babë e babgjysh i kam pasë lufëtarë me Shaban Polluzhën e Azem Bejtën, ja do ta shlirojmë këtë vend ja do të vdesim krejt”, u shpreh babai i Rifatit./Telegrafi.
Ndiqeni minutën e 29:00 të emisionit.