I ati i Pëllumb Marnikollaj nuk rresht së kërkuari zbardhjen e së vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve, të cilët shkaktuan vdekjen e djalit.
I ftuar në një emision të medieve shqiptare, ai ka nënvizuar se nuk do të ndalet deri në zbardhjen e së vërtetës.
Ai vazhdimisht ka kërkuar mbështetjen e shtetit shqiptar dhe atij grek për hetimin në paanshmëri në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 3 gusht në Rajonin e Policisë Agjio Lavro në Ana Patisia, të Athinës, ku humbi jetën i riu shqiptar nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj.