Telegrafi

Rrëfimi i Ashley Judd për përvojën e dhimbshme pasi theu këmbën në një xhungël afrikane

(Foto: Instagram/ashley_judd)

Aktorja dhe aktivistja, Ashley Judd, ka rrëfyer për përvojën e dhimbshme që e kishte përjetuar në Afrikën e Jugut.

Ylli hollivudian i ka njoftuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale për atë që i kishte ndodhur.

Judd kishte pësuar një frakturë të rëndë në këmbë dhe kjo kishte ndodhur pasi ishte penguar në një dru të rrëzuar.

(Foto: Instagram/ashley_judd)

Siç ka treguar, ajo kishte pritur plot 55 orë që ta transportonin nga xhungla deri në spital për t’u operuar – njofton CNN.

Me orë të tëra, aktorja ka qëndruar e shtrirë, ndërsa nga dhimbja e kishte kafshuar një shkop dhe nuk i kishte ndalur bërtitjet. 52-vjeçarja është transportuar në spital me ndihmën e një motoçiklete.

Ndryshe, Judd kalon shumë kohë në Afrikë për të ndihmuar në zbutjen e varfërisë dhe në mbrojtjen e kafshëve. /Telegrafi/