Telegrafi

Rrëfimi i Alicia Silverstone për mënyrën alternative të rritjes së fëmijës: Ende fle me djalin 11 vjeçar dhe lahemi bashkë

(Foto: Instagram/aliciasilverstone)

Alicia Silverstone ka treguar se ende fle bashkë me djalin e saj 11-vjeçar, Bear. Ylli i filmit “Clueless” ka folur për prindërimin në podcastin e Ellen Fisher, duke rrëfyer për mënyrën e jetesës me fëmijën e saj.

Aktorja, e cila ka një djalë nga lidhja me ish-bashkëshortin Christopher Jarecki, ka thënë me shaka se ndoshta do të marrë komente negative për shkak të kësaj deklarate.

“Nuk më intereson”, ka shtuar 45-vjeçarja duke qeshur me kritikët potencialë.

Silverstone vazhdoi ta përshkruajë taktikën e “komunikimit eliminues” që përdori gjatë rritjes së Bear, duke shpjeguar se ajo përdorte rrallë pelena kur i mësonte djalit ta përdorte tutën.

Në vend të kësaj, aktorja i kishte përcjellë “shenjat e tij” për të ditur se kur kishte nevojë për të shkuar në tualet.

Lexo po ashtu Gabimet që i bëjnë më së shpeshti prindërit në raport me fëmijën e llastuar

“Është shumë e mrekullueshme. Është kaq e thjeshtë. Kur mbaronte së ushqyeri, ai shkonte për të përdorur tualetin. Kur zgjohej, shkonte në banjë”.

“Kishte një periudhë kur e shikoja lakuriq dhe i përcillja shenjat. Pjesa me shenjat ishte me të vërtetë qesharake për mua, sepse dukej sikur po flirtonte me mua sepse do të buzëqeshte. Pastaj i duhej të urinonte”, ka treguar aktorja.

Edhe pse bashkëshorti i saj në fillim i kishte quajtur këto metoda “hipi”, ajo vuri në dukje se në fund edhe atij i pëlqeu gjithë procesi.

Lexo po ashtu Keni në plan të shkoni në pushime me fëmijën tuaj? Këshillat që do t'ju ndihmojnë ta bëni udhëtimin pa stres

Alicia ka qenë e zëshme për zgjedhjet e saj “alternative” të prindërimit prej vitesh. Ajo e rrit djalin e saj si vegan dhe lahet me të.

“Unë jam një nënë natyrale dhe jam një nënë e dashur. Besoj në dashuri, besoj në natyrë dhe shoqëria jonë ka frikë nga natyra dhe dashuria”, ka përfunduar aktorja. /Telegrafi/