Alicia Silverstone ka treguar se ende fle bashkë me djalin e saj 11-vjeçar, Bear. Ylli i filmit “Clueless” ka folur për prindërimin në podcastin e Ellen Fisher, duke rrëfyer për mënyrën e jetesës me fëmijën e saj.
Aktorja, e cila ka një djalë nga lidhja me ish-bashkëshortin Christopher Jarecki, ka thënë me shaka se ndoshta do të marrë komente negative për shkak të kësaj deklarate.
“Nuk më intereson”, ka shtuar 45-vjeçarja duke qeshur me kritikët potencialë.
Silverstone vazhdoi ta përshkruajë taktikën e “komunikimit eliminues” që përdori gjatë rritjes së Bear, duke shpjeguar se ajo përdorte rrallë pelena kur i mësonte djalit ta përdorte tutën.
Në vend të kësaj, aktorja i kishte përcjellë “shenjat e tij” për të ditur se kur kishte nevojë për të shkuar në tualet.
“Është shumë e mrekullueshme. Është kaq e thjeshtë. Kur mbaronte së ushqyeri, ai shkonte për të përdorur tualetin. Kur zgjohej, shkonte në banjë”.
“Kishte një periudhë kur e shikoja lakuriq dhe i përcillja shenjat. Pjesa me shenjat ishte me të vërtetë qesharake për mua, sepse dukej sikur po flirtonte me mua sepse do të buzëqeshte. Pastaj i duhej të urinonte”, ka treguar aktorja.
Edhe pse bashkëshorti i saj në fillim i kishte quajtur këto metoda “hipi”, ajo vuri në dukje se në fund edhe atij i pëlqeu gjithë procesi.
Alicia ka qenë e zëshme për zgjedhjet e saj “alternative” të prindërimit prej vitesh. Ajo e rrit djalin e saj si vegan dhe lahet me të.
“Unë jam një nënë natyrale dhe jam një nënë e dashur. Besoj në dashuri, besoj në natyrë dhe shoqëria jonë ka frikë nga natyra dhe dashuria”, ka përfunduar aktorja. /Telegrafi/