Zonja Xhemaili ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën e përjavshme italiane “Chi”.
Ajo ka zbuluar se në librin autobiografik, që do të publikohet shumë shpejt, do të ketë zbulime jashtëzakonisht të nxehta.
Erjona Sulejmani ishte shumë e vlerësuar në Itali edhe para se të martohej me Blerim Xhemailin.
Ish-mesfushori i Napolit dhe Bolognas luan aktualisht me Montreal Impact, por është bashkëshortja e tij e bukur ajo që ka tërhequr vëmendjen në Itali.
Erjona ka premtuar se “do të rrëfej brenda librit të gjithë sekretet e dhomave të zhveshjeve të Serie A”.
Nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim bombat e Erjonës. /Telegrafi/