Site icon Telegrafi

Rrëfime nga jeta e ish lojtarit të Real Madridit, Drenthe: Kam shtatë fëmijë me katër gra të ndryshme, por tani jam beqar

Ish lojtari i Real Madridit, Royston Drenthe, u kthye si lajm të mediave spanjolle pasi ka nënshkruar me Racing Murcia, klub që bën gara në nivelin e katërt të futbollit spanjoll.

Holandezi foli për jetën e tij interesante personale dhe atë që ai kërkon të arrijë me klubin e tij të ri.

“Unë kam shtatë fëmijë me katër gra të ndryshme, por tani jam beqar”.

“Unë duhet t’i bëj gjërat hap pas hapi. Unë nuk jam gati të luaj akoma, mendoj se duhet të humbas tre kilogramë”.

“Nga e hëna jam duke mbajtur një dietë. Kam ngrënë gjithmonë shumë, hallat e mia gatuajnë shumë mirë”, ka thënë ai për Radio MARCA.

Ai foli për kohën e tij me Real Madrid dhe shokët e tij më të ngushtë gjatë asaj periudhe, por këmbëngul se ditët e tij të mira nuk kanë mbaruar.

“Kam kujtime shumë të mira. Qyteti (Madridi) është si shtëpia ime”.

“Në fillim, shoku im më i mirë ishte Robinho dhe pastaj kur ai u largua ishte Guti”.

“Ishte vendi më i mirë për të dalë [por] unë tashmë jam 33 vjeç dhe ato gjëra janë pjese e të kaluarën”.

Drenthe gjithashtu dha mendimet e tij për situatën e kontratës së Sergio Ramos, duke thënë se po të isha Florentino Perez do të rinovonte me mbrojtësin për tërë jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version