40-vjeçarja Umm Al’aa, viktimë e përdhunimit nga ISIS, është betuar se djali i saj Muhamedi kurrë nuk do ta mësojë se babai i tij biologjik ishte terrorist ISIS-it.
“Ai është djali im, jo i biri i ISIS-it”, tha gruaja në një intervistë për CNN, që vetën e prezanton me pseudonimin Umm Al’aa, transmeton KosovaPress.
Umm dhe familja e saj u rrëmbye nga luftëtarët e ISIS në vitin 2014, kur vendi i saj ra nën kontrollin terroristëve.
Në momentin kur ajo dhe familja e saj nuk kanë dashur ta pranojnë autoritetin e terroristëve, filloi tmerri për të.
Një ditë terroristët shkuan në shtëpinë e saj, dhe sulmuan vajzën e saj, e rrahën atë dhe ia grisën rrobat. Ata donin ta përdhunimin atë, por njëri prej tyre nuk lejoi ta përdhunon vajzën dhe në vend të saj sugjeroi nënën. Ata e morën atë si skllave dhe një ditë më vonë e dërguan në tregun e të rrëmbyerave. Nga ajo ditë, ajo për një vit e gjysmë do të detyrohet të jetojë në robëri pranë një militanti, i cili e rrihte dhe e përdhunonte.
Momentin kur e fitoi lirinë, ajo ishte shtatzënë dhe do ta sillte në jetë djalin e saj, te cilin e quajti Muhamedin, në emrin e burrit të saj, i cili u vra në betejën për Mosulit.
“Unë kam qenë shumë e dashur. Kujtimi im më i mirë i tij është se sa shumë më donte më respektonte. Ne ishim njerëz të varfër, por të lumtur”, ka thënë Umm duke kujtuar jetën sa ishte bashkë më burrin e saj para se vendi i tyre të sulmohej nga terroristët.