Agustina Gandalfo, gruaja e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez ka rrëfyer shumë të pa thëna lidhur për relacionin e saj me futbollistin, çifti që tashmë kanë dy fëmijë së bashku.
Ajo rrëfeu për vështirësitë që kishte hasur pasi ishte shpërngulur vite më parë në Milano, për të jetuar me futbollistin argjentinas, shkruan FanPage.
Siç raportohet, Gandalfo asokohe në të njëzetat e hershme, punonte në kompaninë e të atit në në Argjentinë dhe studionte për ekonomi.
Por, pas zhvendosjes së saj në Milano gjithçka kishte ndryshuar për të, duke thënë se ishte shpërngulur nga Argjentina me pak kursime.
“I thashë Lautaros, se paratë e mia kishin mbaruar. Dhe ai më tha: ‘Mos u shqetëso, nuk do të mungojë asgjë’, unë buzëqesha sepse ishte një frazë e bukur, por një humnerë u hap brenda meje”, kujtoi Gandalfo bisedën me sulmuesin e Interit.
Kjo në parim demonstron se pavarësisht nëse jeni një futbollist milioner, ndonjëherë fjalët apo qëllimet, madje edhe më të mirat në botë, nuk mjaftojnë për të mbrojtur personin e zemrës.
Agustina, nuk ishte dorëzuar dhe përveshi mëngët duke rifilluar studimet duke u regjistruar në një shkollë italiane.
“Për të fituar paratë e mia, u bëra një influencere dhe pozova për disa marka italiane. U regjistrova në një universitet ‘online’, i cili kishte një avantazh të rëndësishëm: provimet i jepnin në Madrid qyteti që më pëlqen më shumë në botë”, rrëfeu mes tjerash bukuroshja argjentinase. /Telegrafi/