Site icon Telegrafi

Rrëfen njeriu që i shpëtoi zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe në Londër: Nuk kishte alarm zjarri, ndoqa instinktin dhe ika jashtë!

Qindra njerëz u përpoqën me dëshpërim për të ikur nga tymi dhe flakët që përfshinë bllokun e madh të zjarrit prej 27 katësh Grenfell Tower në Londër.

Zjarrfikësit kanë konfirmuar se ka pasur një “numër vdekjesh” pasi besohet se ka ende njerëz të bllokuar brenda ndërtesës në veri të Londrës.

Tani janë edhe 50 viktima që po trajtohen në spitalet në të gjithë Londrën.

E banorët përveçse kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar, përcjell Telegrafi, kanë shtruar edhe një “pyetje serioze” rreth asaj pse dështoi alarmi i zjarrit.

Michael Paramasivan ishte vetëm tre kate më lart ku besohet se zjarri filloi, në katin e katërt.

Ai ishte në shtrat me të dashurën dhe vajzën e tij kur zjarri shpërtheu dhe fillimisht ndjeu tym.

“Isha në shtrat me të dashurën time dhe unë mund të ndjeja një erë plastike të djegur. Mendova se mund të ishte një nga pajisjet tona, kështu që i kontrollova të gjitha dhe i ndala të gjithë prizat”.

“Hapa një dritare dhe dëgjova njerëz që bërtitnin”.

“E zgjova të dashurën time, kapa vajzën e saj dhe i mbulova gojën me një fustan, para se të nxitoja për të dalë jashtë ndërtesës. Nuk kishte alarm zjarri”.

Ai gjithashtu pretendon se këshilla nga qiradhënësi i ndërtesës ka qenë që banorët të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre në rast zjarri, pasi ndërtesa do të përballonte zjarrin për rreth një orë.

“Na është thënë nëse ndonjëherë do të kishte zjarr, atëherë duhet të qëndrojmë brenda ambienteve tona dhe të presim që të shpëtohemi nga zjarrfikësit”.

“Por unë ndoqa instinktin tim dhe dola jashtë nga aty”.

Një banor tjetër gjithashtu ka thënë: “Nuk e kuptoj se si ndodhi, nuk kishte paralajmërim”.

Ndërtesa shumëkatëshe thuhet se kishte pësuar një rinovim prej 10 milionë funtesh, i cili u përfundua gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version