Ish-gjyqtari Xhafer Zeqiri, për të qenë sa më i sigurt, ka mbajtur revole në disa ndeshje të ‘nxehta’.
“Në vitin 2000 para ndeshjes në mes 2 Korrikut dhe Unionit të Sadovicës, mora kërcënime të shumta”, ka thënë Xhafer Zeqiri, për Kohën Ditore.
Ai thotë se kërcënimet e ka marrë nga zyrtarët e njërës skuadër që mëtonte mbetjen në Ligën e Parë.
“Më thanë se nëse nuk fitojnë, nuk do të dal i gjallë nga fusha”, shtoi 58-vjeçari.
Në mungesë të mbrojtës nga organet e rendit që ishin duke u formuar, ‘Xhafa’ vendosi të vetëmbrohej, duke e marrë pistoletën me vete në ndeshje.
Armën e tipit ‘Scoripion’ e mbante në një çantë, një i afërm i tij që qëndronte pranë vijave të fushës, transmeton GazetaOlle.
“I afërmi më përcolli në çdo lëvizje. Nuk pata nevojë ta përdorja armën pasi që ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 23-të, pas një penalltie të akorduar në të mirë të 2 Korrikut. Kam marrë kërcënime nga kapiteni i Unitetit, por që çdo gjë shkoi pa dhunë”, kujton Xhafer Zeqiri.
Atij sot i duken këto gjëra absurde, por në atë kohë, rrahja e një referit ishte gjëja më e thjeshtë.