Portali parrotlla.net posedon një shkresë, në të cilën tregohet qartë se si dëshmitari (emër i njohur për redaksinë), i cili është i dënuar me 40 vite burgim, tregon mënyrën si organizohej polici i SHPK-së, Fadil Suleviqi ta vriste në spital përmes dy personave tjerë, në mënyrë indirekte.
Ai ka treguar se si gjatë arrestimit të tij më 7 prill të vitit 2004 ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast u detyrua të shtrihej në spital për tretman mjekësor.
Ndërkaq, sipas kësaj shkrese, gjatë qëndrimit të tij në qendrën spitalore, UNMIK kishte arrestuar dy persona të dyshuar në oborrin e burgut, ku dyshohet se kishin tentuar ta visnin atë.
Ndërsa, vrasjen e tij, sipas Faik Shaqirit, të cilët kishin zhvilluar një bisedë mes vete, ai bashkë me Florim Ejupin dhe Fadil Suleviqin kishin qenë organizatorët e vrasjes së dëshmitarit.
Arsyeja e vrasjes sipas dëshmive tjera të tij është që mos të dëshmonte për drejtësinë ndërkombëtare e zbardhjen e shumë rasteve tjera./parrotlla.net/