Telegrafi

​Rrëfen Brestovci: Përvoja e nënës me familjet e varfra më bëri të jem socialdemokrat

Biznesmeni nga diaspora, njëherësh ish-kandidat për deputet ne zgjedhjet e 6 tetorit, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci, ka rrëfyer një pjesë emocionale të së kaluarës së tij në lidhje me nënën e tij, e cila sipas tij është pikërisht ajo dhe puna e saj një nga arsyet pse ai ka trashëguar shpirtin dhe zemrën e një socialdemokrati.

Brestovci në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se shpirtin e tij socialdemokrat e lidhë shumë ngushtë me të kaluarën e nënës së tij, e cila siç thotë ai, ka qenë një nëpunëse e Qendrës për Punë Sociale, dhe se nga ajo çdo ditë ka pasur nga një rrëfim të dhimbshëm të situatave të familjeve të varfra.

“U rrita me lotët e mamit tim, nga përjetimet që sillte në shtëpi nga terreni dhe përballja e sajë me varfërinë e madhe të njerëzve”, ka shkruar Brestovci në një postim në llogarinë e tij të Facebookut.

Ai në fund të shkrimit të tij ka potencuar se përvojat tilla të historisë së tij, cilat i ka ndarë edhe me qytetarët gjatë kësaj fushate, do t’i postojë në ditët në vijim.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një fragment i shkurtër nga diskutimet e mia gjatë fushatës zgjedhore. Unë me shpirtë e me zemër jam Socialdemokrat. Duke qenë fëmi i dy prindërve të cilët deri në pensionimin e tyre për shumë decenie punuan në qendrat për punë sociale , u rrita me rrefimet e prindërve të mi, për njerëzit me nevojë për mbështetje sociale. U rrita me lotët e mamit tim, nga përjetimet që sillte në shtëpi nga terreni dhe përballja e sajë me varfërinë e madhe të njerëzve. Andaj, edhe politikisht nuk mund të rreshtohesha mbas asnjë platforme tjetër, përveq mbas asaj platforme politike e cila është garanca më e madhe për një mirëqenje sociale dhe për një jetë më të dinjitetshme, nuk mund e të rreshtohesha politikisht diku tjetër përveq në NISMA Socialdemokrate…….. ( fragmentet vazhdojnë ditët në vijim)./Telegrafi/