Site icon Telegrafi

Rrëfehet Xhihani, tregon arsyen e vërtet të largimit të Gylserenit

“Fate të Kryqëzuara” është ndër serialet më të ndjekura të momentit edhe nga shqiptarët. Por vëmendja më e madhe e publikut u drejtua te protagonistja, Nurgul Yesilcay, e cila u largua nga seriali në episodin e 52’të të tij. Arsyet e largimit janë diskutuar mjaft në mediat vendase, por edhe më në vendet ku është shfaqur seriali.

Deklarata e aktores “Nuk zgjedh kurrë role që kanë skena dashurie apo puthjeje” u konsiderua si arsyeja e vetme e largimit të saj nga “Fate të Kryeqëzuara”, pavarësisht edhe shumë shkaqeve të tjera që e çuan aktoren drejt këtij vendimi që i çoi regjisorët të rishikonin skenarin dhe t’i japin një drejtim tjetër serialit.

Pas vendimit të aktores, është vendosur që Nurgul të vritet në dasmën e Xhihanit.
Megjithatë, të gjitha aludimet për arsyen e vërtetë të largimit të Nurgul i hedh poshtë Erkan Petekkaya, aktori që luan rolin e Xhihanit.

Në një intervistë të fundit për mediat, të publikuar në gazetën “Paloma”, aktori 45-vjeçar rrëfen mes të tjerash edhe marrëdhënien që pati me Gylserenin gjatë xhirimeve të serialit. Për vendimin e saj, ai thotë: “Unë s’kam pasur asnjë influencë në vendimin e saj” – ndërsa shton se gjithçka është thënë në media nuk është aspak e vërtetë: “Krizë për puthje? Të gjitha janë gënjeshtra dhe nuk është aspak për t’u habitur. Por e vërteta, në fakt, është krejt ndryshe. Dhe mbetet diçka personale. Secili e përcakton vetë fatin dhe rrugën që do të ndjekë në jetë.” /Telegrafi/

Exit mobile version