Telegrafi

Rrëfehet Sllobodan Gavriqi, serbi i dënuar për terrorizëm që u zu me eksploziv në Prishtinë (Video)

Në RTK, në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, po jepet intervista me të dënuarin për terrorizëm, Sllobodan Gavriq.

Lexo po ashtu Eksperti: Eksplozivi i Gavriqit, i njëjtë me atë të sulmit në Francë dhe Bruksel

Nga qelia e tij në burgun e Gjilanit, Gavriqi ka rrëfyer mënyrën se si u kap me mbi 12 kilogramë eksplozivë në afërsi të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Serbi i cili me profesion është veterinar, është dënuar me 11 vjet burgim nën akuzën se planifikoi një sulm terrorist në Prishtinë pak ditë para Krishtlindjeve, ka treguar për prejardhjen e eksplozivit.

Lexo po ashtu Misteret e eksplozivit të Sllobodan Gavriqit (Video)

Ai ka rrëfyer për mikun e tij i cili është një ish-pjesëtar i Policisë serbe dhe pjesëtar i Luftës në Bosnje të cilit thotë se duhej t’ia dorëzonte eksplozivin.

Arrestimin e tij e ka quajtur një rastësi duke pretenduar se ai nuk i dinte rrugët e Prishtinës.

Lexo po ashtu https://telegrafi.com/apeli-ia-zbret-ne-11-vjet-burgimin-gavriqit-qe-tentoi-te-kryeje-sulm-terrorist-ne-prishtine/

Në intervistë shprehet se nuk ka ditur se çfarë saktë ka në veturë, porse ka kryer një detyrë se dikush është dashtë ta marrë atë porosi në Prishtinë. Shprehet se i ka besuar mikut të tij dhe se ka pasë nevojë për para për të paguar një kredit. Por, nuk mohon se eksplozivi nuk ka qenë i dedikuar për aktivitet kriminal.