Në RTK, në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, po jepet intervista me të dënuarin për terrorizëm, Sllobodan Gavriq.
Nga qelia e tij në burgun e Gjilanit, Gavriqi ka rrëfyer mënyrën se si u kap me mbi 12 kilogramë eksplozivë në afërsi të Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Serbi i cili me profesion është veterinar, është dënuar me 11 vjet burgim nën akuzën se planifikoi një sulm terrorist në Prishtinë pak ditë para Krishtlindjeve, ka treguar për prejardhjen e eksplozivit.
Ai ka rrëfyer për mikun e tij i cili është një ish-pjesëtar i Policisë serbe dhe pjesëtar i Luftës në Bosnje të cilit thotë se duhej t’ia dorëzonte eksplozivin.
Arrestimin e tij e ka quajtur një rastësi duke pretenduar se ai nuk i dinte rrugët e Prishtinës.
Në intervistë shprehet se nuk ka ditur se çfarë saktë ka në veturë, porse ka kryer një detyrë se dikush është dashtë ta marrë atë porosi në Prishtinë. Shprehet se i ka besuar mikut të tij dhe se ka pasë nevojë për para për të paguar një kredit. Por, nuk mohon se eksplozivi nuk ka qenë i dedikuar për aktivitet kriminal.